Vdekja tragjike e 14-vjeçarit, flasin prindërit e bashkëmoshatarëve

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 19.11.2024, 13:32

Pas humbjes tragjike të jetës së nxënësit 14-vjeçar, kanë reaguar prindërit e fëmijëve që mësojnë në të njëjtën shkollë.

“Ti ketë lënë uratat, u prehtë në paqe, u bëftë dritë. Nuk e njihja, por ishte në lule të fëmijërisë. Kam vajzën këtë shkollë, në parashkollor. Nuk kam dëgjuar më parë për raste të në këtë shkollë, në këtë zonë”, – tha një nënë.

Një prind tjetër tha se ata kanë përgjegjësinë kryesore dhe duhet të jenë më të vëmendshëm ndaj fëmijëve.

“Nuk lejon prindërit, jo më të fusi njerëz që nuk janë të shkollës. I kontrollon në mënyrë perfekte. Sa kalon ora tetë i thotë futini shpejt se nuk do ju lënë të futeni në mësim. Nëse fëmija vjen i shoqëruar me prindërit, dhe prindërit janë në dijeni, zotëria nuk ka çfarë të bëjë. Ti kushtojnë vëmendje edhe fëmijës se rrinë gjithë ditën në TikTok, Facebook, Instagram. Jam me dy fëmijë vetë dhe dua të largohem sa më larg nga Shqipëria. Është rasti katërt brenda pak muajve dhe Shqipëria sa një lagje është. Përgjegjegjesi kryesor është familja. Nëse shoqëria dështon, hallka e parë është familja. Edhe mësuesit kanë pasur autoritet më përpara. Më parë ne e shikonim mësuesin dhe dridheshim, i shikonim si prindër të dytë. Tani thonë erdhi ky, erdhi kjo. Edhe prindërit të bëjnë rolin tamam të prindërit mos të kërkojmë vetëm nga shkolla” tha një prind tjetër.

“Këtu vijnë çdo ditë fëmijët e shkollës pijnë cigare. Është ngjarje shumë e rëndë. Në kohën tonë dridheshim prej mësuesit, tani kanë ndryshuar kohërat”, – tha një qytetar tjetër.

"Më erdhi shumë keq, kalamaj mo kalamaj, ça ti bësh. Vijnë përherë këtu pijnë cigare. I bërtasim ne ikin”, – u shpreh dikush tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit