Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë sot në Tiranë, në rrugën “Abdyl Frashëri”, pranë Sheshit Wilson.
Pitbull që ka terrorizuar Tiranën ka shkaktuar frikë dhe panik mes qytetarëve sërish.
Kafsha e stërvitur për të vrarë qen ka sulmuar dhe vrarë një qen, ndërsa ka kafshuar edhe dorën e një personi që ka tentuar të ndërhyje.
Pas ngjarjes, qeni i rrezikshem eshtë parë duke u endur në zonën e Bllokut, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.
BËNI KUJDES! Policia bashkiake ende s’ka ndërhyrë për ta neutralizuar! Qeni vazhdon të sulmojë kafshë të tjera dhe njerëz!