Mario Prelleshi hodhi në Snap thikën me të cilën vrau 14-vjeçarin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.11.2024, 13:01

14-vjeçari Mario Prelleshi ishte aktiv në profilin e tij në Snapchat pasi vrau bashkëmoshatarin Martin Cami.

Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë që ndodhi dje, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cami, ka postuar disa foto e video në aplikacionin “Snapchat” pas kryerjes së krimit.

Ai postoi video të thikës me të cilën kreu vrasjen dhe një foto me grushtin lart duke treguar triumf.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se policia ende nuk ka arritur të sekuestrojë thikën me të cilën është kryer vrasja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit