E shtypi krahu i një vinçi, humb jetën 51-vjeçari shqiptar në Torino

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 19.11.2024, 12:34

Një punëtor 51-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në vendin e punës në Torino. Viktima, Fatmir Isufi, banues në Arcore, ndërroi jetë pasi u shtyp nga krahu i një vinçi brenda impiantit të pastrimit të ujit në Corso Unità d’Italia.

Në vendngjarje ndërhynë mjekë me autoambulanca, zjarrfikës nga repartet Centrale dhe Lingotto, karabinierë të njësisë lëvizëse dhe inspektorë të Spresalit të ASL Torino, të cilët po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Isufi ishte duke punuar për ndërtimin e një strukture për një rezervuar të ri pompimi kur ndodhi aksidenti. Në kantier ndodhej edhe djali i viktimës, i cili mbeti i padëmtuar, por ishte në gjendje shoku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit