Vrau shokun e klasës, 14-vjeçari “reklamonte“ në Snapchat thikën e madhe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.11.2024, 13:12

Mario Prelleshaj është 14-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Cani.

I mituri që vrau me thikë shokun e klasës ka mbetur i plagosur edhe vetë nga ky sherr.

Pak minuta pas vrasjes së Martinit, ai u ka dërguar shokëve në "Snapchat" një foto me krahun e fashuar dhe grushtin lart për të treguar forcën e tij.

Javën e kaluar, më saktë të premten, ai ka patur një debat me Martinin dhe po në këtë rrjet social u ka dërguar shokëve një video ku shfaqet duke mbajtur në dorë një thikë të madhe.

Nuk dihet nëse i mituri ka përdorur të njëjtën thikë për të vrarë 14-vjeçarin pasi arma e krimit nuk është gjendur ende. Mario vijon të jetë i shtruar në një spital privat në Tiranë dhe ende nuk është marrë në pyetje nga policia.

Ai është arrestuar dhe akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit