Aksident automobilistik, humb jetën 35-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 19.11.2024, 11:25

Një 35-vjeçar shqiptar, Iliaz Ismaili, ka humbur jetën pas një aksidenti në Desenzano, Itali.

Ai po udhëtonte me motor kur u përplas nga një furgon në via Gramsci, pranë buzës së liqenit.

I plagosur rëndë, 35-vjeçari u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni gjatë natës. Për fat të keq, i riu shqiptar nuk mundi të mbijetojë për shkak të traumës dhe plagëve të marra.

Iliaz Ismaili punonte si banakier në hotelin Villa Rosa në Desenzano.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit