U aksidentua për vdekje, shokët i japin lamtumirën dhe i ‘urojnë’ ditëlindjen Sabriut

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.11.2024, 12:12

24 orët e fundit në vend kanë qenë të ngjeshura me lajme tronditëse e tragjike, aksidente, vrasje dhe atentate.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, në afërsi të Sukthit 19-vjeçari Sabri Kreka humbi jetën në një aksident tragjik.

I riu ishte duke udhëtuar drejt Tiranës, kur në rrethana ende të paqarta humbi drejtimin e mjetit me të cilin po lëvizte dhe doli jashtë rrugës duke shkulur barrierat mbrojtëse të saj.

Përplasja ishte tepër e fortë dhe 19-vjeçari humbi jetën direkt në vendngjarje.

Ditën e sotme, Sabriu do festonte 20-vjetorin e lindjes. Ai ishte student në Universitetin Politeknik të Tiranës, viti i dytë, dega inxhinieri elektrike-energjitike.

Për t'i dhënë lamtumirën e fundit por edhe 'uruar' ditëlindjen, shokët e klasës kanë ndezur qirinj me balona në shkallët e universitetit dhe kanë plasur fishekzjarre në mesnatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit