Tre të rinj, mes tyre një shqiptar, kanë humbur jetën në një shpërthim që ndodhi mëngjesin e sotëm në komunën e Ercolano, Itali. Sipas mediave vendase, të rinjtë ishin në ditën e parë të punës, duke prodhuar fishekzjarrë në një magazinë që nuk plotësonte kushtet e sigurisë.
Viktimat janë identifikuar si Samuel Tafçiu, 18 vjeç, me origjinë shqiptare, dhe binjaket Sara dhe Aurora Esposito, 26 vjeçe. Magazina, e cila funksiononte si fabrikë ilegale, ishte ngritur gjatë fundjavës dhe nuk kishte asnjë autorizim nga autoritetet përkatëse.
Samuel Tafçiu, me origjinë nga Shqipëria, kishte mbushur 18 vjeç pak kohë më parë dhe ishte bërë baba i një vajze katër muaj më parë. Ai jetonte në Ercolano, pranë vendit të tragjedisë.