Klaudio Prendi, i cili u ekzekutua mbrëmë gjatë natës në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ishte i biri i Fran Prendit, i cili ka qenë gjyqtar në ish-Gjykatën për Krimet e Rënda nga viti 2006 dhe ka ushtruar detyrën për një vit edhe në Gjykatën e Posaçme.
Në nëntor të vitit 2020, Fran Prendi dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, pa kaluar procesin e vetingut. Ai ka qenë kryesues i disa vendimeve gjyqësore, përfshirë ato ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit të tij në vitin 2018, si dhe ndaj Salvatore Lettizias për ngjarjen me tre viktima në bulevardin "Zogu I" në vitin 2015.
Klaudio Prendi ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Në zonën e Farkës u gjet një makinë e djegur, e cila dyshohet se lidhet me autorët e ngjarjes.