“Si është Martini”, trajneri i Dinamo U-15 tregon bisedën me Luisin: Nuk e di që shoku i ka vdekur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.11.2024, 10:04

Në spitalin e Traumës vijon të jetë i shtruar 14-vjeçari Luis Meçja i cili mbeti i plagosur në sherrin e ndodhur para shkollës "Fan Noli', Tiranë.

Ashtu si Martini, bashkëmoshatari që ndërroi jetë, edhe Luisi luan me Dinamon U-15. Trajneri i këtij ekipi, Egert Bakalli duke folur për mediat ka treguar me lot në sy se Luisi ka marrë disa goditje me thikë.

Ai tha se Luisi e pyeti si është gjendja shëndetësore e Martinit, pasi nuk e di se fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë.

"E takova personalisht Lusin, e putha në ballë. Ai nuk di gjë për Martinin. Pyeti si është Martini. Luisi është jashtë rrezikut për jetën. Pardje kemi pasur ndeshje, Martini ishte i vetmi njeri që bënte për të qeshur ekipin. E donin të gjithë çunat. Martini nuk me kishte shprehur asnjë shqetësim. Nuk më kanë shprehur asnjë gjë. Tani do shkoj direkt te shtëpia e Martini. Prindërit e Martinit i takova. Edhe prindërit e Luisit ishin në punë, ndërsa babi i Martinit ka qenë në Peqin, për çështje pune. Ju fola djemve që të shmngin konflikte të tilla".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit