Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me datë 14 të këtij muaji në Bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë. Një qytetar ka raportuar për JOQ se qeni i tij, racë paqësore dhe e dashur, është sulmuar dhe mbytur nga një pitbull në një lokal ku ishte ulur.
Sipas dëshmitarit, qeni i tij ndodhej në ambientin e lokalit, kur papritur një pitbull ka ardhur dhe e ka sulmuar në mënyrë të dhunshme. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe për pronarin.
Ai shkruan:
“Pershendetje joq
Ne daten 14 te ketij muaji nje pitbull ka mbytur qenin time. Erdhi ne lokalin ku ishim ulur. Qeni 9 vjec i cili realisht ishte shume i dashur. Ngarja ka ndodhur ne bulevardin zogu i pare. Qeni kishte ardhur dhe ishte ulur vetem ne lokal
Pitbulli pasi ka mbytur qenin tim eshte larguar me ate ne goje dhe e ka leshuar te shkolla 9vjecar jeronim de rada
Pas sulmit fatal, pitbulli është larguar me trupin e qenit në gojë dhe e ka braktisur atë pranë shkollës 9-vjeçare “Jeronim de Rada”.
Pitbulli i rrezikshëm në Tiranë raportohet se ende i lirë ende dhe asnjë autoritet s’ka ndërhyrë për ta neutralizuar dhe ndaluar së shkaktuari më shumë dëme.