Atentat gjatë mesnatës në Tiranë, vritet me breshëri plumbash 28-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.11.2024, 07:12

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur gjatë mesnatës në Tiranë.

Rreth orës 01:40, 28-vjeçari Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi është ekzekutuar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga një lokal në zonën e Xhamllikut.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar ndaj tij dhe kanë hipur në makinë e janë larguar.

Ndërkohë, burimet bëjnë me dije se në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit