Sot, Martini, 14-vjeçari që humbi jetën tragjikisht, duhej të ishte në stërvitjen e përditshme me shokët e tij të skuadrës së Dinamos. Por ëndrrat dhe jeta e tij u ndërprenë nga goditjet fatale të një thike, duke lënë pas dhimbje dhe boshllëk te ata që e njihnin.
Shokët e skuadrës u mblodhën në fushë këtë pasdite, por atmosfera ishte e rëndë. Të vegjlit qëndronin të ulur, të heshtur dhe me lot në sy, të kapluar nga lajmi i kobshëm.
Trajneri i tyre u përpoq t’i ngushëllonte, duke i inkurajuar të jenë të fortë përballë kësaj tragjedie. Ai theksoi rëndësinë e shmangies së konflikteve, duke u kujtuar se janë në një moshë delikate dhe se duhet të kujdesen për vendimet që marrin.