Kaq normale është kthyer vrasja e një adoleshenti pranë shkollës?!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.11.2024, 21:08

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani na tregon edhe njëherë terrin e vërtetë ku brezi i ri po jeton dita-ditës. Në një shoqëri ku promovohet dhuna dhe në një kohë kur krerët e grupeve kriminale janë idhujt e adoleshentëve, shoqëria shqiptare në përgjithësi ka zgjedhur të heshtë.

Martini u vra sot pranë shkollës ku mësonte, aty ku kishte shkuar si çdo ditë tjetër, pa e ditur se bashkëmoshatari i tij, me idhuj që promovohen çdo ditë në rrjetet sociale, do nxirrte thikën dhe do e vriste.

E gjithë ngjarja nuk ka nevojë të tregohet me detaje për të kuptuar se sa e rëndë është, por më e rënda në këtë situatë është indiferentizmi i shoqërisë shqiptare, asaj pak që ka ngelur.

Besojmë se të gjithë e keni vënë re që askush nuk ka ngritur zërin me të madhe në lidhje me këtë çështje dhe askush nuk ka menduar që të shkundë me protesta këtë vend që po e kaplon dhuna çdo ditë.

Shkollat janë sot të pasigurta – duhet reagim!

Adoleshentët lëvizin sot me mjete të ftohta – duhet reagim.

Rrjetet sociale po dominojnë mbi arsimimin – duhet reagim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit