Këmbeu kriptovalutat në “Exchange”-in e tij, agjenti fut në kurth financierin e “Syri Tv”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.11.2024, 20:45

Evis Sopi, financieri kryesor i "Syri Tv," një media e lidhur me familjen Berisha, është arrestuar gjatë një operacioni të Policisë së Tiranës që çoi në pranga 18 persona të përfshirë në një rrjet të paligjshëm të kriptovalutave. Sopi, pronar i një pike këmbimi valutor, përdorte biznesin e tij për të thyer kriptomonedha në mënyrë të dyshimtë.

Në dosjen hetimore, zbulohet se një agjent ka këmbyer kriptovaluta në Alb-Exchange, një platformë në pronësi të Sopit. Ai dhe punonjësja e tij, Aurora Bregu, janë akuzuar për përfshirje në aktivitete të paligjshme financiare lidhur me këtë rrjet.

"Më datë 22.08.2024 agjenti nën mbulim 322 ka shkuar tek zyra e këmbimit valutor i quajtur “Alb-Exhange” i ndodhur në vendin e quajtur “Dollari”, Tiranë. Pasi agjenti ka pyetur në këtë subjekt exchange nëse mund të këmbente kriptovalutë USDT në para cash euro, personi femër punonjëse në këtë subjekt e cila ndodhej brenda në sportel, i ka thënë se mund ti këmbente kriptovalutat në atë subjekt. Kjo shtetase e cila gjendej brenda banakut të exchangit, i ka dhënë agjentit 322, numrin e telefonit +34xxxx dhe i ka thënë që duhet të komunikonte fillimisht me këtë numër dhe pasi të kishte kaluar sasia e kriptovalutës të kthehej e të merrte lekët tek sporteli i exchangit. Agjenti 322 ka komunikuar me numrin që ka marrë në sportel nëpërmjet aplikacionit ËhatsApp dhe ka rënë dakord që të shiste një shumë prej 2000 USDT dhe agjenti do të merrte nga Sporteli i exchangit 1740 euro. Më pas agjenti 322 ka kaluar 2000 USDT nga adresa e kriptovalutës së tij nr. xxxxx në adresën e kriptovalutës së subjektit me të cilin komunikoi në Whatsapp (xxxx).

Pasi nga adresa e kriptovalutës së agjentit 322 janë larguar 2000 USDT për në adresën e kriptovalutës së subjektit, agjenti 322 ka marrë konfirmimin pozitiv për kalimin e kriptovalutës dhe ka shkuar në sportelin e exchangit ku ka marrë nga e njëjta punonjëse shumën e 1740 eurove cash si pasojë e këmbimit. Fakt i cili rezulton te jete pasqyruar ne procesverbalin e këqyrjes se aparatit celular te sekuestruar i agjentit ne mbulim 322.

Ne date 22.08.2024, eshte mbajtur procesverbali i sekuestrimit te proves materiale, ku eshte administruar vlera e parave prej 1740 Euro, e dorezuar ne kembimin e krptovalutave, midis agjentit ne mbulim dhe shtetasit Aurora Bregu.

Nga verifikimet e kryera nga ana jonë, bazuar në materialet audio-video, është identifikuar shtetësja e cila ka kryer këmbimin duke qenë brenda sportelit të exchangit duke i dhënë sasinë e eurove cash agjentit 322 , si shtetësja Aurora Hair Bregu. Kjo shtetase rezulton e punësuar në subjektin “Alb-Exhange”.

Subjekti “Alb-Exhange” është në administrim të shtetasit Evis Lazer Sopi", thuhet në episodin e dosjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit