Vrasja e 14-vjeçarit: “U zunë fillimisht gjatë pushimit në shkollë, oficeri i sigurisë nuk njoftoi policinë”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.11.2024, 21:22

Ngjarja e rëndë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagos një tjetër adoleshent, ka nisur si një konflikt që përshkallëzoi në dhunë fatale. Mediat kanë zbuluar se sherri mes nxënësve kishte nisur prej një jave në rrjetet sociale.

Dy ditë më parë, grupet e përfshira kishin pasur një përballje, ndërsa sot, gjatë pushimit të gjatë, viktima dhe një nga autorët u përplasën në oborrin e shkollës “Fan Noli”. Ndërhyrja e oficerit të sigurisë shoi konfliktin, por situata nuk u raportua në polici.

Pas mbarimit të mësimit, viktima dhe i plagosuri u përballën sërish me autorin dhe shokët e tij rreth 150 metra larg shkollës. Konflikti përshkallëzoi në dhunë fizike, ku autorët përdorën thika.

Si pasojë, Martin Cani u godit gjashtë herë me thikë dhe ndërroi jetë, ndërsa një tjetër bashkëmoshatar u plagos me dy goditje dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit