Mësohet që 14-vjeçari, i cili humbi jetën pas sherrit me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, ishte futbollist dhe luante për Dinamo U-15.
Vetë klubi i futbollit ka reaguar në një postim në rrjete sociale, ku shpreh ngushëllimet lidhur me ngjarjen:
“Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë M. C, pjesë e skuadrës U-15. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira. U prehsh në paqe”, mbyllet reagimi i klubit të futbollit ku aktivizohej i mituri.
Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur sapo nxënësit kanë mbaruar mësimin dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin.