Kush është 14-vjeçari që vdiq pas sherrit me thika në Tiranë?

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.11.2024, 18:35

Martin Cani është 14-vjeçari që humbi jetë tragjikisht mesditën e sotme në Tiranë, pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.

Martin Cani dhe shoku i tij, Luis Meçja, u përfshinë në një përplasje me tre nxënës të shkollës “Fan Noli” pranë institucionit arsimor. Në këtë incident, tre adoleshentë sulmuan Canin dhe Meçjan, ku ky i fundit u dërgua në spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Një nga autorët e përfshirë në ngjarje është dërguar për mjekim në spital, ndërsa një tjetër është shoqëruar nga policia në komisariat. Personi i tretë, megjithatë, arriti të largohej pas ngjarjes dhe vazhdon të jetë në kërkim.

Dyshohet se konflikti ka nisur në rrjetet sociale, ku dy grupe nxënësish nga shkolla të ndryshme kanë pasur mosmarrëveshje. Këto tensione më pas çuan në ballafaqimin fizik pas përfundimit të orëve mësimore, që përfundoi tragjikisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit