“Po të ishte roja te dera, s’do kishte ndodhur”, detajet për vrasjen e 14-vjeçarit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.11.2024, 18:12

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike të mesditës së sotme, ku mbeti i vdekur një 14-vjeçar dhe u plagos një tjetër.

Ngjarja ndodhi në një rrugicë, rreth 150 metra larg shkollës "Fan S. Noli" rreth orës 13:10, pasi kishin mbaruar mësimin, ku autori dhe dy shokët e tij nga një shkollë nga Sauku, zunë në pritë viktimën, pasi ishin konfliktuar më herët në rrjetet sociale për motive banale.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të sekuestruara nga policia, tregojnë se gjithçka ndodhi në rreth 1 minutë e gjysmë, ku viktima dhe i plagosuri u sulmuan fillimisht me grushte dhe më pas u goditën me thikë nga tre bashkëmoshatarë.

Autori e goditi disa herë në zemër dhe në bark Martin Canin dhe shokun Canit, Luis Meçjan, teksa ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje stabël. Po ashtu, edhe vetë autori ka mbatur i plagosur në krah.

Mësohet se e ëma e viktimës ndodhej në punë në momentin kur e ka marrë mësuesja në telefon dhe i ka treguar se po i çonte të birin në spital. 14-vjeçari Martin Cami u dërgua nga kalimtarët e rastit në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht, nuk arriti t’u mbijetonte dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Burime bëjnë me dije se 14-vjeçari Martin Cani dhe autori i krimit luanin bashkë tek ekipi i Dinamos U-15. Në momentin e krimit nuk ka patur asnjë efektiv Policie në ambientet rreth shkollës “Fan Noli”.

Ndërsa një nga dëshmitaret tregoi se e pa ngjarjen, por nuk ndërhyu, ndërsa shtoi se nëse do të kishte roje te dera e shkollës, ngjarja do të ishte parandaluar.

“E pamë ngjarjen, por nuk ndërhymë. Ndërhynë ca të tjerë, ça do ndërhynim më? Jam e mërzitur dhe e stresuar. Po më bie të fikët për vete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit