Studimi: Aftësia për të përdorur sarkazmën, shenjë e një truri të shëndetshëm!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.11.2024, 18:37

“Sarkazma është forma më e ulët e humorit, por forma më e lartë e inteligjencës, ” shkroi dikur poeti dhe dramaturgu i famshëm, Oscar Wilde.

Ndërsa ekspertët e komunikimit dhe këshilltarët martesorë zakonisht sugjerojnë shmangien e saj për shkak të natyrës së saj therëse, që dëmton marrëdhëniet, studimet e fundit kanë zbuluar një anë të papritur të saj: potencialin për të nxitur kreativitetin.

Kërkimet tregojnë se angazhimi në biseda sarkastike, qoftë si folës apo dëgjues, mund të përmirësojë mendimin kreativ dhe funksionimin kognitiv. Për të kuptuar apo krijuar një shprehje sarkastike, truri detyrohet të përpunojë kontradiktën midis kuptimit të drejtpërdrejtë dhe atij të nënkuptuar, duke aktivizuar procese abstrakte që ndihmojnë në mendimin më të qartë dhe krijues.

Megjithatë, sarkazma mbart rrezikun e konflikteve dhe keqkuptimeve, sidomos në komunikimet elektronike. Për të përdorur sarkazmën në mënyrë të dobishme, është e rëndësishme që të ruhet një raport besimi midis palëve, duke e kufizuar atë në biseda me njerëz të njohur për të shmangur fyerjet.

Kështu, edhe pse sarkazma mund të sjellë sfida në marrëdhënie, përdorimi i kujdesshëm i saj mund të shkaktojë shkëndija krijuese, duke treguar se një tru i shëndetshëm është gjithashtu një tru sarkastik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit