Një sërë marrëveshjesh bilaterale janë nënshkruar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverive.
Në fushën e çështjeve të brendshme, arsimit e energjisë, ministrat e të dyja vendeve kanë nënshkruar marrëveshjet sot në Prishtinë.
Ndërkohë së shpejti pritet të mbahet një konferencë për media e të dy kryeministrave, Kurti e Mickoski.