Një qytetar ka sjellë në redaksinë tonë një shqetësim lidhur me aksesin e pacientëve drejt Spitalit Iranian. Sipas denoncimit, një automjet ka bllokuar rrugën dhe ka vendosur një tabelë me simbolin e Policisë së Shtetit.
Në videon e dërguar nga qytetari, duket qartë se kalimi i njerëzve drejt spitalit është bërë i pamundur. Qytetari shkruan:
“Pershendetje se ku do kalojn njerzit tek iraniani. Shoferi vendos dhe tabelen e policis se shtetit.”
Ky nuk është rasti i parë që shumë automjete përfitojnë nga “fuqia” e një tabele të institucioneve shtetërore dhe ata që vuajnë pasojat janë qytetarët e thjeshtë.
Nga ana tjetër, në mënyrë krejt paradoksale, qytetarët e thjeshtë e kanë pothuajse të pamundur të parkojnë qoftë edhe pak minuta pa marrë një gjobë, e cila në shumë raste tarifohet edhe dy herë për të njëjtën situatë. Cila është zgjidhja që kanë qytetarët kur në rrugët e vendit është e rrallë të gjesh parkim pa pagesë?