Një sherr mes dy nxënësve të shkollë 9-vjeçare "Fan Noli", Tiranë, ka ndodhur para pak minutash.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se dy nxënës janë konfliktuar mes tyre në klasë, pastaj kanë dalë para shkollës dhe aty sherri ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta.
Njëri prej të miturve ka mbetur i plagosur rëndë dhe një zonjë që ishte e pranishme në vendngjarje e ka transportuar në spital.
Dëshmitarët thonë se ambulanca s’u përgjigj për asnjë moment thirrjeve të tyre, ndërsa në numrin e policisë kishte vetëm muzikë. Sipas tyre, shkaku i sherrit mes të miturve është një vajzë. Kjo ngjarje ka tronditur nxënësit e tjerë që ishin duke dalë nga shkolla kur të miturit u gjakosën para syve të tyre.
“Dy adoleshent rreth 12 vjec po ziheshin njeri nxori thiken dhe i gjuajti. Morem policin na dilte muzik, ambulanca spergjigjej, e mori nje grua me makinen e vet e coj ne spital. Drejtoresha pinte kafe, polici shkolles rrinte bente sehir”