Kurti njofton se nga viti i ardhshëm Kosova me RMV-në do të kenë pikëkalime të përbashkëta kufitare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.11.2024, 13:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka thënë se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të lehtësohet edhe më shumë lëvizja e qytetarëve mes dy vendeve.

Kryeministri Kurti tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm në dy pikat kufitare, Bllack-Hani i Elezit dhe Jazhnic-Glloboqicë do të zbatohet modeli hyrje-hyrje, ku zyrtarët do të punojnë në një ndërtesë të përbashkët, e që sipas tij kjo do të shkurtojë edhe pritjet e gjata në kufi.

“1 janar 1 nëntor janë regjistruar 5 milionë kalime kufitare në të dy kahjet. Nga 1 janari 2025 në dy pikat kufitare Bllac dhe Han Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë do të zbatohet modeli hyrje-hyrje, ku zyrtarët tanë do të punojnë së bashku në një ndërtesë. Do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve tanë. Mirëpresim përfundimin e autostradës nga Bllaca në Shkup, që do të lidhte rrjetin e autostradave me autostradën Arbën Xhaferi”, tha Kurti në mbledhjen mes dy qeverive që po mbahet në Prishtinë.

“Që nga takimi ynë i parë në vitin 2021, kemi bërë përparime, por është koha që të bëjmë edhe më shumë. Si fqinj që ndajmë një kufi sigurinë e kemi të ndërlidhur. Bashkëpunimi në çështjet e sigurisë është i rëndësishëm, krimi i organizuar nga aktorë të kqinj përbëjnë kërcënimet për neve, dhe këto sfida mund t’i adresojmë bashkë”, tha Kurti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit