Një punëtor 48-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Greqi, pasi gjatë kryerjes së punës ka rënë në kontakt me kabllot elektrike të kompanisë DEI, duke u goditur fatalisht nga rryma elektrike.
Sipas informacioneve, viktima po përdorte një pajisje elektrike për mbledhjen e ullinjve, e cila preku kabllot elektrike, çka rezultoi fatale për të.
Ekipi i ambulancës që mbërriti në vendngjarje konstatoi vdekjen e tij.
Hetimet mbi rrethanat e ngjarjes po kryhen nga policia greke.