Nesër do festonte ditëlindjen, ky është i riu që u aksidentua për vdekje në Sukth

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.11.2024, 11:59

Sabri Kreka është i riu që u aksidentua për vdekje mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Sukthit.

I riu që nesër do festonte 20-vjetorin e lindjes, humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga duke shkulur barrierat mbrojtëse të saj.

Për shkak të dëmtimeve të marra, Kreka ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Rrethanat dhe shkaku i këtij aksidenti tragjik mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit