Drejtori i ISSH blen 400 MLN Lekë makina, nëna e re s’merr dot shpërblimin e lindjes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.11.2024, 11:22

Përfitimet e lejes së lindjes janë të paguara nga sistemi i Institucionit të Sigurimeve Shoqërore, i financuar nga kontributet e punëdhënësve dhe punonjësve të siguruar.

Por një nënë e re, që 4 javë më parë ka sjellë në jetë foshnjen e saj, po has vështirësi në marrjen e lejes së lindjes, raportin e paralindjes dhe shpërblimin, ashtu siç ligji e parashikon dhe cakton.

Ajo ka treguar për JOQ ALBANIA se pavarësisht se kompania ku punon ka dorëzuar në ISSH aplikimin për të përfituar shpërblimin e lindjes, nuk ka marrë asnjë përgjigje prej tyre.

Ajo thotë se pas dorëzimit të dokumenteve nga kompania ku punon, është paraqitur disa herë në zyrat e Sigurimeve Shoqërore ku është udhëzuar të kontaktojë dy numra telefoni, por që të dy rezultojnë të paarritshëm.

"Shkoj dhe interesohem çdo javë, më thonë të telefonoj këta dy numra, por ata janë gjithmonë të zënë dhe nuk mund të marrësh informacion", shprehet nëna.

Përveç vonesave në pagesat e lejes së lindjes, ajo ka denoncuar gjithashtu një tjetër problem lidhur me pagesat që i janë kërkuar gjatë qëndrimit në maternitet. Ajo tregon se për shërbimet mjekësore dhe ndihmën që ka marrë gjatë lindjes, ka paguar para për mjekët, reanimatoret, sanitaret dhe maminë që asistuan gjatë procesit të lindjes, duke shtuar se kjo është një barrë financiare për të.

Ajo kërkon që autoritetet e Sigurimeve Shoqërore të ndërhyjnë menjëherë dhe të sigurojnë pagesat e duhura, duke garantuar gjithashtu që proceset administrative të jenë më transparente dhe të shpejta.

Por për këto kërkesa duhet t'i kujtojmë qytetares se Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, do blejë makina me vlerë 400 milionë lekë dhe shpërblimet e nënave të reja, pensionet apo kontributet shoqërore ndoshta janë gjëja e fundit që mendon.

Denoncimi i nënës:

Pershendetje JOQ, Doja te beja nje ankese kundrejt Institucionit Sigurimeve Shoqerore. Jam nje nene qe kam 4 jave qe kam lindur dhe kompania ku punoj ka bere aplikimin per te perfituar lejen e lindjes raportin e paralindjes dhe shperblimin qe merret po nga sigurimet shoqerore. Dosja ka 4 jave qe eshte dorezuar dhe nuk kam marre ende asnje pergjigje shkoj dhe interesohem nga afer tek zyrat e sigurimeve dhe me thone merrni kto 069 800 0063 & 0698000061 numra kontaktoni per informacion, keto numra jane te dy te pa arritshem. Dalin gjate gjithe kohes busy. Ja me te dy nr. Te pakten te na kalojn kto qe na takojn se çekun siç na e dhane na e moren ne maternitet. Po 200 dr qe kreu lindjen, 100 reanimatoret 10 cdo sanitare turni qe vinte te nderronte te pastronte, 30 dr e bebit, 20 mamia qe priti bebin dorovitjet e lindjes me pak fjale

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit