Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, te Shkëmbi Kavajës.
Një 10-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e pallatit.
I mituri dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, por ende nuk dihet nëse ka qenë nën shoqërinë e prindërve apo jo.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 09:00, te Shkëmbi i Kavajës, një shtetas 10 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.