Spitali i Gjirokastrës po rikonstruktohet, të sëmurët dhe infermierët në korridor bashkë me ilaçet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.11.2024, 10:21

Në janar të këtij viti, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu dha lajmin se spitali Rajonal i Gjirokastrës do t'i nënshtrohet rikonstruksionit. Ajo tha se me mbështetje nga buxheti i shtetit do të nisë puna për rikonstruksionin e spitalit i cili u shërben edhe banorëve të 7 bashkive të këtij qarku, ndërsa gjatë sezonit veror frekuentohet edhe më tepër.

Por pasi ka kaluar pothuajse një vit nga ky njoftim, ministria tani ka nisur punën për rikonstruksionin dhe kjo ka shkaktuar mjaft probleme.

Pacientët, infermierët dhe personeli shëndetësor në Spitalin e Gjirokastrës po përballen me kushte të papranueshme që rrezikojnë shëndetin e tyre dhe cilësinë e shërbimeve. Sipas denoncimeve të bërë nga qytetarët, stafi i spitalit është i detyruar të punojë në korridore dhe me mungesë të kushteve minimale për shëndetin dhe sigurinë e tyre, ndërsa vizitat e pacientëve kryhen edhe në stolat e korridorit të përshtatura si krevate.

Mungesa e hapësirave të përshtatshme shërbimet themelore higjienike po e bën punën e infermierëve gjithnjë e më të vështirë, duke i ekspozuar ata ndaj rrezikut të infektimit, veçanërisht me pacientë që vuajnë nga sëmundje të rrezikshme si COVID-19 apo turbekulozi. Këta të fundit po mbahen në të njëjtat hapësira, pa ndarje të qartë dhe të sigurt, duke rrezikuar përhapjen e infeksioneve brenda spitalit.

Përveç kushteve të rrezikshme të punës, infermierët dhe personeli tjetër shëndetësor po përballen edhe me mungesën e kushteve për pushim dhe ngrohje. Ata janë të detyruar të kalojnë orë të tëra në korridore pa mundësi për të ngrënë, pushuar apo përdorur ngrohje në kushte të ftohta.

Qytetarët thonë se ky është një apel për autoritetet e shëndetësisë dhe për institucionet përgjegjëse, që të ndërmarrin masa urgjente për të përmirësuar kushtet dhe për të siguruar një ambient të sigurt për stafin mjekësor dhe pacientët.

Shkeljet e protokolleve dhe kushte të papranueshme për punë janë një rrezik serioz për sigurinë e pacientëve dhe mirëqenien e stafit mjekësor, dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të garantuar kushte më të mira pune dhe përkujdesjeje.

Denoncimi i qytetarit:

persh Desha te bej nj denoncim desha te publikoni. kto foto qe do ju nis rikostruktohet spitali ne gjirokaster dhe personelin e kan nxjerr ne korridor ska as tualet as vend te lajn duart as ku te han buk si mund ta len ashtu pwrsonelin. infermieror kur ai esht qe ju ben ter punen pacient me kovid me tbc qe jan semundje ngjitese i mbajne ne spital dyshe treshe nderkoh qe kjo gje esht e ndaluar infermieria medikamentwt jane ne korridor infermieret skan dhom rrin ne korridor te keto stolat aty han rrin ppa ngrohje asnje kusht minimal per personelin infermieror xhvoshen ne korridor ose vin ne veshur nga shpia gje qe me rregull nuk lejohet te levizesh me uniform keto jan dollapet e infermiereve ketu jan mbetjet ketu te dollapt nderohen infermieret

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit