Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut sot mbajnë mbledhje të përbashkët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.11.2024, 09:19

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut sot mbajnë mbledhje të përbashkët në Prishtinë.

Zyra e kryeministrit Albin Kurti e ka bërë të ditur agjendën finale për mbledhjen e përbashkët.

Në 10:30 – 10:45 pritet mbërritja e delegacioneve e më pas edhe ajo e kryeministrave.

Pas ceremonisë zyrtare dhe fotografisë së përbashkët, kryeministrat Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski pritet ta zhvillojnë fillimisht një takim bilateral.

Këtë takim do ta pasojnë takimet bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive, ndërsa më pas pritet të zhvillohet takimi ndërqeveritar.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të parapara pritet të bëhet pas takimit.

Kurti dhe Mickoski do ta mbajnë më pas edhe një konferencë për media.

Agjenda mbyllet me një drekë zyrtare.

Në mbledhjen e Qeverisë së të dielës janë miratuar dy nisma lidhur me Maqedoninë e Veriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit