Një tjetër rast shqetësues është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, duke e bërë edhe më urgjente zgjidhjen e një problemi që po rrezikon jetën e banorëve të Tiranës dhe kafshët shtëpiake të tyre.
Një qytetare ka raportuar se qeni i saj është sulmuar ditën e mërkurë në orën 8:30 nga i njëjti pitbull në rrugën "Hoxha Tasim".
Për më tepër, qytetarja ka telefonuar disa herë Bashkinë, të cilët i kanë thënë se qeni është kapur, gjë që nuk rezulton e vërtetë.
E tmerruar, qytetarja tregon se ka qenë duke ecur me dy qenushat e saj kur pitbulli ka sulmuar papritur, duke kapur njërin prej tyre dhe duke e lënë të gjakosur.
Ajo rrëfen se babai i saj, i cili ndodhej pranë me makinë, ndërhyri duke e goditur qenin për ta larguar dhe arriti që ta fusë kafshën e dëmtuar në makinë. Megjithatë, situata u përkeqësua më tej, pasi pitbulli agresiv u ngjit mbi kofanon e makinës dhe nuk largohej.
Qytetarja ka dërguar dhe disa foto të qenushit të saj që është sulmuar nga pitbulli agresiv.
"Traumat në këtë vend nuk kanë të ndalur," shprehet ajo, duke apeluar për ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar ndonjë situatë më të rëndë.
Banorët e Tiranës janë të alarmuar dhe kërkojnë veprime konkrete nga autoritetet për të siguruar jetën e tyre dhe të kafshëve të tyre, pasi qeni agresiv mund të sulmojë përsëri.
Mesazhi i plotë i qytetares: