Qeni robot, arma e re e Shërbimit Sekret amerikan që ruan Donald Trumpin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.11.2024, 19:53

Një qen robotik i quajtur “Spot”, i prodhuar nga Boston Dynamics, është shtuar në arsenalin e Shërbimit Sekret Amerikan. Ky robot është parë duke patrulluar në perimetrin e resortit Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, dhe mund të kontrollohet nga distanca ose automatikisht, nëse rruga e tij është e programuar. Kalimtarët paralajmërohen për të mos e prekur atë, përmes një shenje të vendosur në këmbët e robotit.

Përdorimi i Spot-it është bërë i njohur pasi një video e tij që patrullon rreth pronës së Trump u bë virale në TikTok, duke shkaktuar reagime të ndryshme, nga të lezetshme deri në shqetësuese. Shërbimi Sekret ka theksuar se mbrojtja e presidentit të zgjedhur është prioritet, veçanërisht pas dy tentativave për vrasje që ndodhën ndaj Trumpit para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Pavarësisht kërkesave për më shumë informacion, Shërbimi Sekret dhe Boston Dynamics kanë refuzuar të japin detaje specifike rreth përdorimit të Spot-it në sigurinë e Trump, duke lënë të paqartë se kur është vendosur ky robot në Mar-a-Lago.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit