Një incident i rrezikshëm është regjistruar së fundmi në autostradën e Laçit.
Një drejtues motori është filmuar duke lëvizur kundravajtje në autostradë duke rrezikuar seriozisht jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Videoja e ngjarjes është siguruar për JOQ dhe ka shkaktuar reagime të ashpra tek drejtuesit e tjerë të mjeteve për papërgjegjshmërinë e drejtuesit të motorit.
JOQ bën thirrje për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, duke theksuar se shkelje të tilla mund të çojnë në pasoja fatale.
Rastet e kundravajtjes ndëshkohen ashpër, me gjoba të rënda dhe masa administrative deri në heqjen e patentën si ndëshkime për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të ngjashme.
Kjo skenë ngre alarmin për nevojën e sensibilizimit mbi sigurinë rrugore dhe përgjegjësinë e çdo drejtuesi mjeti në trafik.