Mbetjet e rrezikshme në Durrës, qytetarët protestojnë: Jemi të rrezikuar, të hiqen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.11.2024, 15:47

Banorët e Sektorit Rinia dhe Porto Romanos kanë dalë sot në protestë kundër magazinimit të kontenierëve me mbetje të rrezikshme pranë banesave të tyre.

Banorët kërkojnë nga autoritetet që magazinimi i kontenierëve, që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, të bëhet në një zonë larg qendrave të banuara.

Kërkojmë të hiqen. Pse i kanë sjellë? Sa të rrezikshme janë? 200 metra larg kemi shtëpitë”.

“I bëj thirrje qeverisë dhe kryeministrit të bashkohet me ne këtu dhe të na japë përgjigje. 4 mijë familje ka vetëm ‘Sektor Rinia’”.

Të shqetësuar për shëndetin dhe mjedisin, banorët e zonës theksuan rrezikun që paraqesin këto mbetje për jetën e tyre dhe të bagëtive me produktet e të cilave furnizohet i gjithë Durrësi.

“Është e miratuar nga këshilli i qarkut që është vendbanim, këtu janë mbetjet toksike, helmet, çfarë është kjo punë”, tha banori.

“Jemi familjarë, kemi fëmijë, pleq, blegtori”.

Kujtojmë që Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet mbi transportimin e ngarkesës me 816 ton që dyshohet të jetë me mbetje të rrezikshme pluhur nga filtrat e furrave të çelikut të kompanisë KURUM, të nisur më 4 korrik 2024 nga Porti i Durrësit e me destinacion final Tajlandën. Alarmi për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u dha nga Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), një organizatë eksperte në çështjet e drejtësisë mjedisore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit