Vdes në QKUK gruaja që u lëndua në aksidentin mes trenit dhe një veture

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.11.2024, 12:09

Ka vdekur sot në spital gruaja që pësoi lëndime në aksidentin mes trenit të udhëtarëve dhe një veture të ndodhur më 2 nëntor në fshatin Pavlan të Pejës.

Kështu ka njoftuar policia përmes një komunikate për media.

E ndjera bashkë me dy persona të tjerë ishin dërguar në spitalin rajonal të Pejës pas lëndimeve të rënda që pësuan, dhe nga aty e njëjta u transportuar për në QKUK.

“Më datë 2 nёntor 2024 rreth orës 10:05, Policia është informuar se në fshatin Pavlan- Pejё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhëtareve dhe njё veture. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit tre (3) persona kanё pësuar lëndime tё rёnda trupore, tё njëjtit janë dërguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekësor, nga aty njëra nga personat e lënduar pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK- Prishtinё. Sot me datё 17.11.2024, Policia ёshtё njoftuar se e lënduara nё kёtё aksident ka ndërruar jetë, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion”, njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit