Laboratori dërgon analizat në Tiranë në furgonat e linjës, i mbështjell vetëm me letër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.11.2024, 11:46

Një qytetare ka denoncuar një laborator mjekësor në Ballsh për transportin e analizave, pa respektuar asnjë kriter sigurie dhe mbrojtjeje, duke vënë në rrezik shëndetin e pacientëve.

Sipas denoncimit, analizat, në këtë rast një për strishen vaginale është dërguar në Tiranë thjesht e mbështjellë me një letër, pa përdorur akull dhe pa kushte të nevojshme për transportin e saj, në temperatura të larta që nuk sjellin rezultatin e saktë.

Përveç kushteve të papërshtatshme të transportit, qytetarja ka theksuar se tubat që janë përdorur për mbajtjen e analizave janë të papërshtatshëm, duke vënë në dyshim cilësinë e shërbimit dhe rrezikun e mundshëm për pacientët.

Laboratori i Ballshit, siç thuhet në denoncim, dërgon analizat me furgona të linjës dhe pa asnjë garanci për ruajtjen e tyre.

"Analizat janë dërguar në kushte të papranueshme, kur temperatura ishte 40 gradë. Akulli ishte i domosdoshëm, por nuk u përdor, duke krijuar mundësinë që analizat të mos kenë dhënë rezultate të sakta," shprehet qytetarja, duke kërkuar që ky rast të hetohet nga autoritetet përkatëse.

Ky denoncim ka ngritur shqetësime për sigurinë e shërbimeve mjekësore dhe është një kujtesë për autoritetet mbikëqyrëse pasi laboratorët e licencuar nuk po respektojnë standardet e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa qytetarët mbeten në terr informativ pa e ditur se çfarë ndodh me shërbimet që paguajnë me lekë.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje, ju lutem a mund te bej nje denoncim ? Se si nje laborator ne Ballsh ,dergon analizat ne Tirane pa kurrefare kriteri! Ajo ishte analiz strishe vaginale. Dhe nuk duhej tek ajo ku e kishte mare Ato jan te lira. Jan disa tuba me xhel per kete pune . Dhe akulli eshte I domosdoshem ! I nis gjithmon ne kete menyr Kjo eshte bere kur temp ishin 40 ! Analizat dergohen te Doktoresha me duket qe ka licencen ne Tirane. Po se ajo jeton ne Ballsh I nis me Fugona te linjes. Ai tub që ka perdorur nuk nxjerr asgje ne Bote ! Kusuri pacientes Qe nuk di çfare ndodh kur I meret analiza .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit