Ka përfunduar ndeshja midis Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për raundin e pestë të Ligës së Kombeve.
Sfida e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumun "Air Albania" u mbyll me rrjeta të paprekura.
Çekët u paraqitën më mirë në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa në pjesën e dytë Kombëtarja luajti më mirë, por pa mundur të gjejë rrugën e golit.
Ky barazim i lë të hapura shanset për kualifikim, pasi edhe ndeshja tjetër e grupit ajo midis Gjeorgjisë dhe Ukrainës u mbyll me rezultatin 1-1.
Kuqezinjtë do të presin të martën Ukrainën në Tiranë, ndërsa çekët do të presin Gjeorgjinë.
Një fitore e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe një barazim midis çekëve dhe gjeorgjianëve do ta rendiste Kombëtaren në vendin e parë të grupit.