Një apel ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një adoleshent ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.
Bëhet fjalë për 18-vjeçarin nga Berati, Haxhi Hëna, i cili ka nevojë të kryejë një operacion urgjent në pjesën e legenit që të ecë sërish.
Ka qenë miku i të riut që ka kontaktuar redaksinë tonë ku apelon për ndihmë.
“Përshëndetje JOQ, ju lutem, postojeni këtë apel për ndihmë për mikun tim. Ka nevojë për një ndërhyrje në pjesën e legenit; nëse nuk e kryen, nuk do të ngrihet dot më. Faleminderit.”
Haxhi Hena, 18 vjeç, ka ndarë historinë e tij në GoFundMe, ku tregon se pas një aksidenti me motor, ku një automjet e ka përplasur, ka kryer dy operacione në këmbë me sukses, por i duhet edhe një ndërhyrje e tretë dhe shumë e kushtueshme në legen.
Familja e tij nuk mund ta përballojë koston, dhe pa këtë operacion, Haxhiu rrezikon të humbasë aftësinë për të ecur.
“Do ju lutesha që të më ndihmonit të mblidhnim shumën e nevojshme për të bërë të mundur operacionin dhe për të vazhduar jetën si çdo i ri,” shkruan ai.
JOQ Albania i bashkohet thirrjes për ndihmë dhe inkurajon të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë për të ndihmuar Haxhiun që jeta e tij t'i rikthehet normalitetit.
Linku i GoFundMe: https://www.gofundme.com/f/ju-lutem-na-ndihmoni-per-te-kryer-operacionin?