Ra në tokë pa ndjenja, i riu shpëtohet nga qytetarët: Ambulanca u vonua një orë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.11.2024, 21:24
Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Marikaj-Vorë, ku një i ri ka rënë pa ndjenja në tokë dhe është gjetur nga persona që u ndodhën aty rastësisht.
Qytetari që ndodhej në vendngjarje ka dërguar një pamje që tregojnë momentet e para të ngjarjes dhe ka raportuar për vonesën e ambulancës.
“Ambulanca u vonua rreth 1 orë. Po të mos ishte një djalë me emrin Besjan, i cili i dha frymëmarrje artificiale, i riu mund të kishte humbur jetën,” shkruan denoncuesi.
I riu, i cili sipas qytetarit është banor i zonës, u mor nga ambulanca pas një ore pritjeje.
Ky rast ngre pikëpyetje të mëdha mbi efikasitetin e shërbimeve të urgjencës dhe rëndësinë e reagimit të shpejtë për të shpëtuar jetë.
JOQ Albania mbetet e angazhuar për të sjellë në vëmendje të publikut dhe institucioneve të tilla situata kritike që kërkojnë veprim të menjëhershëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit