Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar ka raportuar për gjendjen skandaloze të rrugëve pranë Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës (UAMD) në zonën e Spitallës deri tek Sektori Rinia.
Videoja e dërguar tregon çarjen e gomave të makinës së tij si pasojë e rrugës me gropa të thella dhe të pa riparuar.
“Përshëndetje JOQ! Shikoni pasojat e rrugës sektor Rinia dhe rrugës pranë UAMD në Durrës, rruga plot me gropa është skandaloze, ja dëmtimi i makinës,” shkruan qytetari në mesazhin e tij.
Redaksia e JOQ Albania mbetet e përkushtuar për të nxjerrë në pah problematika të tilla dhe iu bën thirrje autoriteteve përkatëse për të marrë masat e nevojshme.