Policia e Kosovës ka përforcuar kapacitetet e saj duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus.
Këto automjete do të shërbejnë për mbështetje të njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta.
Automjetet do të lehtësojnë lëvizjen e njësive speciale, duke mundësuar një përgjigje më të shpejtë dhe më të organizuar në situata të ndryshme operative”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, projekti i furnizimit me automjete të reja, është një hap i rëndësishëm në forcimin e infrastrukturës dhe aftësive operacionale të PK-së, duke kontribuar drejtpërdrejt në realizimin e misioneve të saj për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e Kosovës.