Në redaksinë tonë ka mbërritur një video shqetësuese nga dogana e Portit të Durrësit.
Në video, një qytetar tregon se gjendja në doganën e Portit të Durrësit është problematike, ku panelet kanë rënë nga lart, duke vendosur në rrezik jetën e njerëzve.
Në pamje shihen disa panele të rëna në tokë, duke krijuar një ambient të rrezikshëm për kalimtarët.
Pritet që autoritetet të ndërmarrin masa të menjëhershme për të shmangur aksidentet dhe për të siguruar që kjo situatë të mos përsëritet në të ardhmen.
"Gjendja në doganën e Portit të Durrësit. Tu ra panelet nga sipër në kokë të njerëzve sot."