Nuk ju shkon në mend, kjo është pajisja që shpenzon më shumë energji nëse e lini në prizë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.11.2024, 18:20

Kur mendoni për pajisjet që konsumojnë shumë energji elektrike në shtëpi, ndoshta nuk ju shkon mendja te ruteri i thjeshtë i internetit.

Megjithatë, nëse e lini të ndezur gjatë gjithë ditës, ai mund të konsumojë po aq energji, sa një frigorifer. Kjo e bën të rëndësishme të mendoni për efikasitetin energjetik të ruterit që blini.

Përpara se të zgjidhni një ruter, është thelbësore të siguroheni që ai të konsumojë sa më pak energji, sidomos kur është në gjendje gatishmërie.

Agjencia Federale Gjermane për Mbrojtjen e Mjedisit sugjeron që, nëse ruteri nuk mund të fiket, është veçanërisht e rëndësishme të zgjidhni një model që mund të fikë të paktën internetin me valë kur nuk është në përdorim, për të shpenzuar sa më pak energji.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit