Ndihmoni Brikenën të fitojë betejën për jetën, trajtim urgjent në Stamboll

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.11.2024, 17:21

Brikena, një 13-vjeçare nga fshati Therepel në Skrapar, po lufton me një gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo është diagnostikuar që në moshën 6-vjeçare me mëlçi të zmadhuar dhe hipertension portal, dhe gjendja e saj është përkeqësuar gjatë viteve. Shërbimi mjekësor në Shqipëri nuk mund të ofrojë trajtimin e nevojshëm, kështu që familja ka kërkuar ndihmë në Spitalin Intercontinental Hisar në Stamboll, ku mjekët kanë rekomanduar dy operacione urgjente.

Operacionet, që përfshijnë një Kirurgji Shunt Portokaval dhe një Devaskularizimi Ezofagogastrik, kërkojnë një angazhim të madh financiar për operacionet, qëndrimin dhe shërbimet mbështetëse. Pa këto trajtime, shanset e mbijetesës së Brikenës janë shumë të ulëta. Familja e saj, e cila jeton në kushte të vështira, po kërkon mbështetje për të siguruar këtë mundësi jetësore.

Ata që dëshirojnë të ndihmojnë mund të bëjnë donacione në llogaritë bankare të hapura në emër të gjyshit të Brikenës, Mitat Dervishi. Llogaritë janë të disponueshme në Lek, Euro dhe Dollarë, dhe çdo kontribut është i rëndësishëm për shpëtimin e jetës së Brikenës.

CREDINS BANK
ALL
SWIFT CODE:CDISALTRXXX
MITAT QAMIL DERVISHI
Adresa: Lagjja Dervishi, fshati Therepel Skrapar
Numri i llogarisë:00002161698
IBAN: AL7 62121 1009 0000 0000 0216 1698
EURO
SWIFT CODE:CDISALTRXXX
MITAT QAMIL DERVISHI
Adresa: Lagjja Dervishi, fshati Therepel Skrapar
Numri i llogarisë:00002161699
IBAN: AL49 2121 1009 0000 0000 0216 1699
USD
SWIFT CODE:CDISALTRXXX
MITAT QAMIL DERVISHI
Adresa: Lagjja Dervishi, fshati Therepel Skrapar
Numri i llogarisë:00002161705
IBAN: AL81 2121 1009 0000 0000 0216 1705

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit