Tentuan të grabisnin argjendarinë, prokurori portugez qëllon me armë shqiptarin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.11.2024, 16:44

Një 54-vjeçar shqiptar u plagos gjatë një tentative grabitjeje në Portugali.

Ngjarja ndodhi në argjendarinë “Cacho” në Valença, në Avenida Miguel Dantas, ku pesë persona tentuan të grabisnin dyqanin, duke goditur në kokë një nga dy pronarët e tij.

Policia portugeze dhe një prokuror, që po monitoronin grupin e grabitësve të dyshuar për veprime kriminale në Portugali dhe Spanjë, ndërhynë sapo filloi tentativa. Policia hapi zjarr për të paralajmëruar, ndërsa njëri nga grabitësit kërcënoi prokurorin me një shufër hekuri, duke bërë që ky i fundit ta qëllonte me armë në bark dhe në kyçin e dorës.

I plagosuri shqiptar pësoi arrest kardio-respirator dhe iu dha ndihma e parë nga vetë prokurori përpara se të dërgohej në spital, ku mbërriti me puls. Katër të tjerët e përfshirë në grabitje ishin shtetas marokenë dhe italianë, dhe të gjithë ishin të armatosur gjatë tentativës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit