Një mesazh i ardhur në redaksinë tonë sjell në vëmendje një situatë shqetësuese që po ndodh në qytetin e Korçës. Sipas qytetarit që na ka adresuar këtë problem, Bashkia e Korçës akuzohet për helmimin e përditshëm të qenve të qytetit, një veprim që, sipas burimit, ka shkaktuar shqetësim të madh mes qytetarëve dhe njerëzve që i duan kafshët.
Qytetari përshkruan që kjo ndodh në mënyrë sistematike, përmes ushqimit të helmuar, duke përfshirë edhe raste ku janë prekur edhe qentë me pronar. Një nga episodet e raportuara është ai i një qeni i cili, pas konsumimit të diçkaje gjatë një shëtitjeje, pësoi helmim, gjë që bëri t’i binte të fikët edhe pronarit nga tronditja.
Qytetari thotë se kjo situatë është bërë e njohur te veterinerët e qytetit dhe është vërejtur veçanërisht në zonën e Pazarit të Korçës. Sipas burimit, edhe pse janë ndërmarrë përpjekje për të adresuar këtë çështje, problemet vazhdojnë.
Në fund, qytetari bën thirrje që kjo situatë të publikohet dhe që Gjykata e Korçës të ndërhyjë për të ndaluar këtë praktikë, të paktën përkohësisht.
Mesazhi denoncues:
“Persh. Ju lutem publikojeni kete video, bashkia e korces ne menure skandaloze helmon per dite qenet e korces. Ju lutem esht bere problem i madh. I lutem gjukates te korces te reagoj. Na coptohet shpirti cdo dite. Ju lutem publikojeni mos te pakten e ndalojn per pak kohe. Tek pazari i korces e shpume tek veterineri po nuk ja doli dot . Po me ushqim te helmuar. Dije ishte helmuar qene me pronar qe e nxori xhiro edhe hengri dicka, pronarit i ra te fikt.”