Qytetarët e Beratit prej kohësh me rrugën e amortizuar dhe në “bashkëjetesë” me ujërat e zeza

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 16.11.2024, 13:16

Banorët e lagjes "28 Nëntori" në Berat përballen përditë me vështirësi për shkak të gjendjes së rrugës "Gaqi Gjika" dhe problemeve me kanalizimet e ujërave të zeza në zonë.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar problematikën që vijon prej kohësh në zonë. Ai shkruan se rruga, e cila ndodhet rreth 100 metra nga qendra e qytetit, është e amortizuar dhe në gjendje të rënduar, veçanërisht pas fillimit të shirave.

Qytetari ankohet se ndonëse janë kryer disa procedura për shtrimin e rrugës me kalldrëm pranë xhamisë, puna është lënë e papërfunduar.

Përveç kësaj, ai denoncon edhe një kanal, ku derdhen ujërat e zeza të disa banesave të ndërtuara pas viteve '90. Ky kanal është kthyer në një vend ku hidhen mbeturina, duke krijuar ndotje, erë të keqe dhe mushkonja, që përbëjnë rrezik për shëndetin publik.

Banorët kërkojnë ndërhyrje për rregullimin e rrugës "Gaqi Gjika" dhe rehabilitimin ose mbylljen e kanalit të përroit, duke theksuar se situata aktuale është një burim infeksionesh dhe sëmundjesh.

Mesazhi denoncues:

Pershendetje ...doja te beja nje denonicim ..Jemi Banor te lagjes 28 nentori ne Berat dhe kemi 1 shqetesim te lidhur me rrugen dhe ujerat e zeza qe derdhen vend e pa vend. Behet fjal per rrugen Gaqi Gjika e cila ndodhet jo me larg se 100 metra nga qendra e qyetit ,kjo rruge eshte teper e armotizuar dhe tani qe filluan shirat behet e pakalueshme per qytetaret ,per kete rruge jan epaguar njeher leket eshte ber tenderit filloj te shtrohej me kalldrem perball xhamis por cuditerisht rruga u la e paperfunduar ...Pervec rruges 1 shqetesim te madh kemi dhe me Kanalin e peroit tek rruga e Mcrs..ne kete perua derdhen ujerat e zeza te disa shtepijave qe jan ndertuar pas viteve 90 ,dhe ky kanal po kthehet gjithashtu ne nje vend ku njerezit hedhin dhe mbeturinat ..jemi te shqetesuar nga Era e keqe e kanalit dhe nga mushkonjat , ky kanal eshte burim infeksionesh dhe semundjesh ...Ne si Banor kerkojm rregullimin e rruges Gaqi gjika dhe Mbylljesh e kanalit ose reabilitimin e ujrave te zeza qe derdhen ne te .Ju drejtuam ju si portali me i ndjekur ne shqiperi aty ku jan zgjidhur shume probleme ..Anonim te lutem ..Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit