Autoritetet do t’i deportonin në atdhe, tenton të vetëdigjet çifti shqiptar në Gjermani

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 16.11.2024, 12:35

Një incident u raportua në një rajon të Gjermanisë, ku një burrë dhe një grua nga Shqipëria po përgatiteshin për deportim në atdhe.

Gjatë procesit, ata kundërshtuan. Sipas policisë, një 23-vjeçare hodhi benzinë mbi veten dhe tentoi të vetëdigjej. Policia ndërhyri dhe e vendosi nën kontroll duke e prangosur.

Çifti, i cili banonte në një qendër azilantësh, u shoqërua më pas në një autobus për t'u dërguar drejt aeroportit.

Autoritetet e rajonit Kleve deklaruan se deportimet shpesh hasin vështirësi për shkak të rezistencës nga personat që preken nga këto masa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit