16-vjeçari në Tiranë kërcënonte të miturën, i kishte shpërndarë foto e video intime

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 16.11.2024, 12:14

Një 16-vjeçar dyshohet se ka shpërndarë materiale personale dhe intime të një të miture përmes rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të komunikimit.

Materialet përfshinin fotografi dhe video, të cilat i riu i kishte shpërndarë tek disa persona të ndryshëm, duke shkelur rëndë të drejtat dhe privatësinë e viktimës.

16-vjeçari është ndaluar në Tiranë nga specialistët e Hetimit të Krimeve Kibernetike.

Si provë materiale, është sekuestruar telefoni celular i 16-vjeçarit, ku analizat paraprake kanë zbuluar biseda dhe komunikime që provojnë shpërndarjen e materialeve në platforma të ndryshme. Hetimet po vijojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme ligjore. I riu akuzohet për veprat penale “Pornografia me të mitur” dhe “Falsifikimi kompjuterik,” të parashikuara nga nenet 117/2 dhe 186/a të Kodit Penal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit