Ahmeti: Shqiptarët do ta mbrojnë gjuhën shqipe që e fituam me gjak e sakrificë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.11.2024, 11:23

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka qëndruar mbrëmë në Negotinë të komunës së Vraoçishtit.

Nga atje ka bërë thirrje deri te Prishtina dhe Tirana që ta ngrisin zërin, pasi siç thotë, “Populli do ta mbrojë gjuhën shqipe të fituar me gjak”.

“Vrapçishti dhe mbarë populli shqiptar do ta mbrojë gjuhën shqipe që me gjak e sakrificë është fituar. Shqiptarët nuk do ta tolerojnë këtë. Do t’i bllokojnë rrugët e Maqedonisë së Veriut. Presim që gjatë mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Qeveria e Republikës së Kosovës ta ngrisë çështjen e gjuhës shqipe. Reagim presim edhe nga të gjitha partitë në Kosovë, siç presim reagim edhe nga Tirana”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se tashmë disa javë, BDI ka filluar takimet me qytetarët në vendbanime të ndryshme të RMV-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit